Ndërlidhjet

Gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Kajro


Kajro, foto nga arkivi

Kajro, foto nga arkivi

Policia egjiptiane ka hedhur gaz lotsjellës ndaj kundërshtarëve të presidentit Muhamed Mursi, që u grumbulluan afër pallatit presidencial në Kajro, derisa protestuesit thyen barrikadat e policisë.

Disa mijëra protestues janë mbledhur afër pallatit, duke brohoritur “njerëzit e duan rënien e regjimit”.

Mursi ka zemëruar kundërshtarët e tij në muajin e kaluar me dekretin përmes të cilit i dha vetes pushtet të gjerë.

Protestuesit e akzuojnë atë se e “ka shitur revolucionin”, i cili rrëzoi nga pushteti Hosni Mubarakun në vitin e kaluar.

Dekreti i 22 nëntorit i lëshuar nga Morsi i jep atij pushtet të madh dhe ia lejon që ta vë në referenduim projekt-kushtetutën, e cila që tani ka shkaktuar protesta.

Drafti është bërë objekt i betejës politike dhe ideologjike në mes të islamikëve dhe opozitës që është në masë të madhe sekulariste.
XS
SM
MD
LG