Ndërlidhjet

Iraku pengon aterimin e ministrit turk


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët turq dhe irakianë thanë se Bagdadi ka penguar një aeroplan në të cilin gjendej një ministër i kabinetit turk, që të aterojë në rajonin autonom kurd.

Kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil të Irakut, Nassir Bandar tha se aeroplani i ministrit turk të energjisë Tanir Yildiz, ishte planifikuar të ateronte në Irbil, por nuk është dhënë leja për një gjë të tillë.

Ai përmendi mungesën e miratimit ligjor.

Marrëdhëniet midis Irakut dhe Turqisë kanë qenë të tendosura pasi që nënkryetari irakian i arratisur Tariq al-Hashemi kërkoi strehim në Turqi.

Al-Hashemi është akuzuar nga qeveria irakiane e udhëhequr nga shiitët se ka drejtuar skuadrat e vdekjes.

Ankaraja refuzoi kërkesën e Bagdadit për ta dorëzuar al-Hashemin, i cili është gjykuar dhe dënuar në mungesë.
XS
SM
MD
LG