Ndërlidhjet

Shitet shtëpia e Amy Winehouse


Ammy Winehouse
Ammy Winehouse
Shtëpia në Londër, në të cilën, këngëtarja britanike Amy Winehouse ndërroi jetë, është shitur për 1.98 milionë stërlina(3.2 milionë dollarë) në një ankand, pasi që dështuan përpjekjet për të gjetur blerës seriozë në tregun e pasurive të patundshme.

Shtëpia, në të cilën, këngëtarja 27 vjeçare ndërroi jetë në vitin e kaluar, kishte mbetur e zbrazët, që kur doli në shitje për 2.7 milionë stërlina, por vazhdoi të joshë adhuruesit, që nderonin këngëtaren e hitit “Back to Black”.

Familja Ëinehouse vendosi në fillim të nëntorit, që ta vendosë në ankand shtëpinë
pasi që, “rrugët përmes agjencisë së patundshmërisë nuk kryen punë”.

Raportet e medias sugjeruan se familja ishte vërshuar nga ofertat për ta parë shtëpinë nga adhuruesit, por, nuk kishte blerës të vërtetë.
XS
SM
MD
LG