Ndërlidhjet

Egjipt: Demonstruesit kërkojnë tërheqjen e presidentit


Pamje nga protestat në Kajro
Pamje nga protestat në Kajro
Dhjetëra mijëra egjiptianë kanë demonstruar kundër presidentit Muhammad Morsi, afër pallatit presidencial në kryeqytetin Kajro.

Policia mbrëmë ka përdorë gaz lotsjellës, por më vonë është tërhequr, duke i lejuar protestuesit që të arrijnë afër mureve të pallatit presidencial.

Protestuesit kanë bërë thirrje për tërheqjen e Morsit, për shkak të mbështetjes që i ka dhënë tekstit të propozim kushtetutës, që është hartuar nga aleatët e tij islamistë, dhe për shkak të pothuajse autoriteteve të pakufizuara, që Morsi i ka dhënë vetvetes përmes një dekreti, para dy javësh.

Raportohet se një ndihmës i tij ka thënë se Morsi ishte larguar nga pallati gjatë protestave, nëpër një dalje të prapme.

Pos, në Kajro, protesta kundër Morsit ka pasur edhe në Aleksandri dhe në qytete të tjera të Egjiptit.

Morsi e ka caktuar një referendum për 15 dhjetor për miratimin e Kushtetutës së re kundërthënëse, për të cilën kritikët thonë se ka mungesa në mbrojtjen e të drejtave universale.
XS
SM
MD
LG