Ndërlidhjet

Bruksel: Aleancë kundër pedofilëve në Internet


Prokurori i përgjithshëm i SHBA-ve Eric Holder gjatë një fjalimi për luftimin e pornografisë së fëmijëve

Prokurori i përgjithshëm i SHBA-ve Eric Holder gjatë një fjalimi për luftimin e pornografisë së fëmijëve

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, dhe më se 20 vende të tjera, po e krijojnë një aleancë të re për luftimin e keqtrajtimit seksual të fëmijëve në Internet.

Ky plan fillon sot në Bruksel të Belgjikës, me një zhvillim ku pritet të marrin pjesë komisionarja e Bashkimit Evropian për çështje të brendshme, Cecilia Malstrom, dhe prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder.

Qëllimi kësaj aleance është rritja e bashkëpunimit policor ndërkufitar, për identifikimin e viktimave të pornografisë dhe prostitucionit të fëmijëve, që shfrytëzohen nëpërmjet Internetit. Poashtu, synohet zënia e pedofilëve që janë aktivë në Internet.

Pos Shteteve të Bashkuara dhe vendeve anëtare të BE-së, vendet e tjera pjesëmarrëse janë Shqipëria, Australia, Kamboxha, Kanadaja, Kroacia, Norvegjia, Filipinet, Serbia, Koreja Jugore, Zvicra, Tajlanda, Turqia, Ukraina dhe Vietnami.
XS
SM
MD
LG