Ndërlidhjet

Beograd: Vdekje tragjike e Ambasadorit të Serbisë në NATO


Ambasadori i Serbisë në NATO, Branisllav Milinkoviq, ka vdekur tragjikisht, ka njoftuar ministria e jashtme e Serbisë.

Serbia nuk është anëtare e NATO-s, por megjithatë e ka përfaqësuesin në aleancë.

Mediat serbe raportojnë se ai ka bërë vetëvrasje në aeroportin kryesor ndërkombëtar në Bruksel, duke kërcyer nga parkingu, para syve të ndihmës ministrit të punëve të jashtme të Serbisë, Zoran Vujiq, që e udhëheq sektorin për politikën e sigurisë.

Raportohet se i ndjeri Milinkoviq ishte diplomat i respektuar dhe jurist.
XS
SM
MD
LG