Ndërlidhjet

Hoxhaj: Një ditë edhe Sllovakia do ta njohë Kosovën


Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se beson se një ditë edhe Sllovakia do ta njohë Kosovën.

“Mendoj se do të vijë dita kur Sllovakia do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, i tha Hoxhaj gazetës Pravda, me seli në Bratisllavë.

Mëtutje ai i ka thënë gazetës, se prej shpalljes së pavarësisë, Kosovën e kanë njohur 96 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë kuadër ai e ka përmendur edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e cila pat vendosur se pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe me rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ishte në vizitë në Sllovaki me ftesë të organizatës joqeveritare, Komisioni Atlantik Sllovak.
XS
SM
MD
LG