Ndërlidhjet

NATO: Ministrat e jashtëm diskutojnë për Afganistanin


Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s po takohen në Bruksel për të diskutuar për planet e tranzicionit në Afganistan, derisa aleanca ushtarake po përgatitet për tërheqjen e trupave të saj luftarake nga ky vend, deri në fund të vitit 2014.

Pas dorëzimit të përgjegjësisë për siguri te forcat afgane, NATO-ja do ta filloj një mision të ri për trainimin e ushtarëve dhe policëve.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, thotë se tetë vende partnere tashmë janë pajtuar për të kontribuar për misionin e ri të NATO-s.

Dje, ministrat e NATO-s e kanë miratuar kërkesën e Turqisë për vendosjen e sistemit Patriot në territorin e saj për mbrojtje nga sulmet eventuale nga Siria fqinje.
XS
SM
MD
LG