Ndërlidhjet

Filipine: Nga tajfuni – më se 210 të vdekur


Pamje e një tajfuni të mëparshëm në Filipine

Pamje e një tajfuni të mëparshëm në Filipine

Nga një tajfun i fuqishëm që e ka goditur pjesën jugore të Filipineve, kanë humbur jetën më se 210 vetë.

Së paku 151 vetë kanë vdekur në Luginën Kampostela, nga tajfuni herët në mëngjesin e djeshëm.

Më se 60 të tjerë kanë vdekur nga vërshimet në strehimet emergjente dhe në një kamp ushtarak.

Raportohet se qindra vetë konsiderohen të zhdukur.

Afro 20 stuhi të këtilla i godasin Filipinet për një vit.

Tajfuni i fundit Bopha ishte më i fuqishmi këtë vit dhe përbëhej nga erërat që arrinin shpejtësi prej 120 e deri në 150 kilometra në orë.
XS
SM
MD
LG