Ndërlidhjet

Vdes personi më i vjetër në botë


Besse Cooper - foto nga viti 2011.
Besse Cooper - foto nga viti 2011.
Gruaja, e cila besohej të ishte personi më i vjetër në botë, ka vdekur në Gjeorgji të Shteteve të Bashkuara, në moshën 116-vjeçare.

Djali i saj ka bërë të ditur se Besse Cooper ka ndërruar jetë të martën.

Rekordet e Guinness-it kanë thënë se, në bazë të dokumenteve, Cooper ka lindur më 26 gusht të vitit 1896, në Tenezi.

Ajo ka pasur katër fëmijë me bashkëshortin e saj Luther dhe 12 nipa e mbesa.

Pas vdekjes së Cooperit, titullin e personit më të vjetër në botë do ta mbajë italiania Dina Manfredini, e cila është 115 vjeçe edhe jeton në Ajoa të SHBA-së.
XS
SM
MD
LG