Ndërlidhjet

Temperaturat e larta do të godasin vendet arabe


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, në Doha.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, në Doha.
Një raport i ri i Bankës Botërore vlerëson se ngrohja globale do të ketë pasoja të rënda për vendet e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës së Veriut.

Raporti është prezantuar sot në Doha të Katarit, në negociatat e Kombeve të Bashkuara për klimën.

Ai vë në pah se temperaturat mesatare në vendet arabe ka gjasa të rriten për tre gradë Celsius deri në vitin 2050.

Raporti paralajmëron se rritja e temperaturave do të çojë në kushte më të nxehta dhe më të thata, të cilat mund të dëmtojnë bujqësinë dhe turizmin.

Të martën, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, u ka bërë thirrje delegacioneve kombëtare që janë mbledhur në Doha, që të bëjnë përpjekje për një marrëveshje të re, për reduktimin e emetimit të gazrave.

Takimi në Doha pritet të përfundojë të premten. Gati dy javë bisedime nuk kanë arritur të prodhojnë përparim domethënës në zgjatjen e Protokollit të Kiotos për klimën.
XS
SM
MD
LG