Ndërlidhjet

Ambasadori serb është vetëvrarë


Branisllav Milinkoviq - foto arkivi
Branisllav Milinkoviq - foto arkivi
Ambasadori i Serbisë në NATO ka kryer vetëvrasje, duke kërcyer nga një parking në aeroportin e Brukeslit.

Kryeministri serb, Ivica Daçiq, e ka konfirmuar vetëvrasjen e Branisllav Millinkoviqit, duke e cilësuar si “ngjarje tragjike”.

“Policia belge po vazhdon hetimet dhe është e qartë se bëhet fjalë për vetëvrasje. Se cilat janë motivet ose arsyet, është vështirë të përcaktohet. Natyrisht, kjo është një ngjarje tragjike dhe unë shpreh ngushëllimet e mia për familjen e tij dhe Ministrinë e Jashtme të Serbisë”, ka thënë Daçiq.

Mediat serbe thonë se ai ka kërcyer nga një ndërtesë shumëkatëshe, para një zyrtari të lartë të Ministrisë së Jashtme serbe.

Serbia nuk është anëtare e NATO-s, por ka përfaqësuesin e saj në selinë e aleancës në Bruksel.

Vdekja përkon me takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel.

Millinkoviq ishte emëruar ambasador i Serbisë në NATO në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG