Ndërlidhjet

Jahjaga për kapitull të ri me Serbinë


Budvë, 5 dhjetor 2012.
Budvë, 5 dhjetor 2012.
“Kosova dhe Serbia duhet ta ndihmojnë njëra-tjetrën dhe të hapin një kapitull të ri të marrëdhënieve si shtete të pavarura dhe sovrane, që respektojnë integritetin territorial dhe që respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve të të dyja vendeve”.

Kështu ka deklaruar sot presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në takimin e kryetarëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili ka zhvilluar punimet në Budvë të Malit të Zi.

Jahjaga ka thënë se normalizimi më i shpejtë i marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të shtynte përpara agjendën evropiane të secilit vend.

Duke folur për marrëdhëniet rajonale, presidentja ka thënë se duhet intensifikuar bashkëpunimi në fushën e sigurisë, si dhe të ketë koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve përkatëse, në luftimin e kontrabandës dhe krimit të organizuar.

Pos Jahjagës, në samit kanë marrë pjesë edhe presidentët e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka anuluar pjesëmarrjen për shkak të, siç kanë raportuar mediat serbe, pranisë së presidentes Jahjaga dhe vendimit të Gjykatës së Hagës për të liruar nga të gjitha akuzat ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.
XS
SM
MD
LG