Ndërlidhjet

Clinton: Assadi mund të përdorë armë kimike


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, mund të përdorë armë kimike.

“Shqetësimet tona janë se regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad, gjithnjë e më i dëshpëruar, mund të përdorë armë kimike ose të humbasë kontrollin ndaj tyre. Ne i kemi dërguar mesazh se përdorimi i tyre do të kalonte vijat e kuqe”, ka thënë Clinton.

Ajo i ka bërë këto komente në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel.

Clinton po ashtu ka thënë se është çështje kohe derisa të bie regjimi i Assadit.

Zyrtarët amerikanë kanë shfaqur shqetësimet për përdorimin e armëve kimike, presje autoritetet e inteligjencës kanë zbuluar se regjimi sirian i ka zhvendosur ato në ditët e fundit.

Siria po përballet me protesta antiqeveritare qysh në mars të vitit të kaluar. Presidenti Assad i ka shtypur dhunshëm kundërshtarët dhe besohet se mbi 40,000 njerëz kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG