Ndërlidhjet

logo-print

Senati amerikan shqyrton tregtinë me Rusinë


Uashington

Uashington

Senati i Shteteve të Bashkuara do të shqyrtojë legjislaturën që do t’iu japë fund kufizimeve të tregtisë me Rusinë, që datojnë nga koha e Luftës së Ftohtë.

Muajin e kaluar, Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar legjislaturën, e cila garanton “marrëdhënie të përhershme tregtare” me Rusinë.

Por, ajo po ashtu kërkon nga Shtetet e Bashkuara që të ngrijnë asetet e zyrtarëve rusë që dyshohen për shkelje të të drejtave të njeriut, si dhe t’iu refuzojnë vizat për hyrjen e tyre në SHBA.

Rusia ka kërcënuar me hakmarrje nëse legjislatura merr miratimin përfundimtar.

Debati në Senat nis sot, por është e paqartë se kur do të zhvillohet votimi.
XS
SM
MD
LG