Ndërlidhjet

logo-print

Mbështetësit e Morsit sulmojnë kundërshtarët


Nga protestat e së martës në Kajro...

Nga protestat e së martës në Kajro...

Disa mijëra mbështetës të presidentit të Egjiptit, Muhammad Morsi, kanë sulmuar protestuesit opozitarë në një kamp që kanë ngritur pranë pallatit presidencial në Kajro.

Përleshje janë raportuar midis të dyja grupeve.

Vëllazëria Myslimane e Morsit ka bërë thirrje për protesta rivale, pasi dhjetëra-mijëra kundërshtarë janë tubuar të martën mbrëmje në kryeqytet.

Ata kanë protestuar kundër dekretit të ri kushtetues, që ka nxjerrë presidenti dhe që i jep atij kompetenca gati të pakufizuara, si dhe kundër draftit të ri të kushtetutës.

Kundërshtarët thonë se kushtetuta e re minon disa të drejta themelore. Protesta kundër saj janë zhvilluar për disa ditë me radhë, ndërkohë që Morsi ka caktuar 15 dhjetorin si datë për referendumin kushtetues.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka thënë se dialogu për kushtetutën është urgjentisht i nevojshëm. Sipas saj, kushtetuta duhet t’i respektojë të drejtat e të gjithë qytetarëve.
XS
SM
MD
LG