Ndërlidhjet

“Atentatori” i Putinit mund të rihetohet


Odesa
Odesa
Një gjykatë në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, ka nisur sot seancat dëgjimore për të vendosur nëse rasti i një të dyshuari për përpjekje për të vrarë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, duhet të dërgohet për hetime shtesë.

Çeçeni Adam Osmayev është arrestuar në muajin shkurt në Odesa, pasi një mjet shpërthyes ka pëlcitur në një apartament, duke vrarë njërin nga ndihmësit e tij dhe duke plagosur një tjetër.

Autoritetet ruse po kërkojnë ekstradimin e Osmayevit në Rusi.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë në muajin gusht se procedurat për ekstradimin e tij kanë ndaluar me kërkesë të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Avokatët e Osmayevit kanë kërkuar që rasti të rihetohet, duke cituar kundërthënie në të dhënat e sigurura nga Osmayevi dhe ndihmësi i tij, Ilya Pyanzin.

Ukraina ka ekstraduar Pyanzinin në Rusi në muajin gusht. Të dy ata mohojnë çdo keqbërje.
XS
SM
MD
LG