Ndërlidhjet

Tre të vrarë nga përleshjet në Egjipt


Kajro, 5 dhjetor 2012.

Kajro, 5 dhjetor 2012.

Mbështetësit dhe kundërshtarët e presidentit të Egjiptit, Muhammad Morsi, janë përleshur rëndë në Kajro.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur për tre njerëz të vrarë dhe mbi 350 të plagosur në trazirat jashtë pallatit presidencial.

Kundërshtarët akuzojnë Morsin se po krijon autokraci, duke i dhënë vetes fuqi të jashtëzakonshme dhe duke shtyrë përpara një draft-kushtetutë që shkel disa të drejta themelore.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka thënë të mërkurën se dialogu mes palëve është urgjentisht i nevojshëm.

Referendumi për kushtetutën e re është caktuar për datën 15 dhjetor.
XS
SM
MD
LG