Ndërlidhjet

Serbët e veriut takojnë Nikolliqin e Daçiqin


Pamje nga takimi i kaluar, më 28 nëntor 2012.
Pamje nga takimi i kaluar, më 28 nëntor 2012.
Autoritetet shtetërore të Serbisë do të presin sot në Beograd përfaqësuesit e katër komunave të veriut të Kosovës, për të biseduar rreth zbatimit të Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, të njohur si IBM.

Siç raportojnë mediat serbe, serbët e Kosovës do të bisedojnë me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, dhe me kryeministrin Ivica Daçiq.

Në takimin e fundit, serbët e veriut kanë kërkuar garanci nga autoritetet në Beograd se zbatimi i IBM-it nuk do të kërkojë nga ta që të ndryshojnë letërnjoftimet, targat e makinave, si dhe të paguajnë doganë.

Të martën në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, janë pajtuar që deri në fund të këtij viti, IBM të zbatohet në katër pika të përbashkëta kufitare.

Serbët në vendkalimin e Jarinës kanë protestuar në ditët e fundit kundër zbatimit të marrëveshjes në terren.
XS
SM
MD
LG