Ndërlidhjet

Vritet një gazetar në Kaukaz


Ilustrim
Ilustrim
Sulmues të panjohur kanë vrarë një gazetar televiziv të mërkurën mbrëmje në Nallçik – kryeqytetin e republikës ruse në rajonin e Kaukazit, Kabardino Balkaria.

Mediat lokale kanë identifikuar gazetarin si Kazbek Gekkiev.

Bashkëpunëtorët e tij kanë thënë se Gekkiev ka përfunduar transmetimin e lajmeve dhe ka qenë rrugës për shtëpi kur është sulmuar.

Televizioni për të cilin ka punuar, Vesti-VGTRK, ka thënë se “esktremistët” kanë kërcënuar më herët se do të vrasin dy punonjës të tjerë.

Rajoni i Kaukazit është mjaft i trazuar. Dhuna ndërmjet militantëve islamikë dhe forcave të sigurisë atje rezulton me qindra të vrarë brenda çdo viti.
XS
SM
MD
LG