Ndërlidhjet

Mbi 300 të vrarë nga tajfuni në Filipine


Filipine

Filipine

Numri i të vdekurve nga tajfuni Bopha në Filipine ka kaluar 300.

Burimet zyrtare thonë se mbi 300 njerëz të tjerë figurojnë të zhdukur, ndërsa rreth 400 janë plagosur.

Stuhia e së martës ka goditur pjesët qendrore dhe jugore të vendit.

Shumica e vdekjeve janë shkaktuar nga përmbytjet, rrëshqitja e dheut apo rënia e lisave.

Autoritetet thonë se afro 190,000 njerëz mbeten në qendrat e evakuimit dhe se energjia elektrike mungon në disa zona.
XS
SM
MD
LG