Ndërlidhjet

SHBA sulmon kompleksin e militantëve në Pakistan


Pakistan

Pakistan

Zyrtarët pakistanezë kanë bërë të ditur se një sulm i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara ka vrarë dy militantë të dyshuar në veriperëndim të Pakistanit.

Sipas tyre, sulmi ka goditur një kompleks në fshatin Mubarak Shahi të Vaziristanit Verior.

Mësohet se ndërtesa përdorej nga militantët.

Qeveria pakistaneze kritikon në vazhdimësi sulmet e Shteteve të Bashkuara, duke thënë se ato shkelin sovranitetin e vendit.
XS
SM
MD
LG