Ndërlidhjet

Tanke para pallatit presidencial në Kajro


Kajro

Kajro

Ushtria e Egjiptit ka vendosur tanket dhe autoblindat jashtë pallatit presidencial në Kajro.

Ky zhvillim pason përleshjet vdekjeprurëse ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit Muhammad Morsi.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë thënë se të paktën pesë njerëz janë vrarë në trazira, ndërsa mbi 350 të tjerë janë plagosur.

Kundërshtarët e Morsit protestojnë kundër një dekreti të ri kushtetues, që ka nxjerrë presidenti muajin e kaluar, duke i dhënë vetes kompetenca gati të pakufizuara.

Ata po ashtu janë të pakënaqur me draftin e ri të kushtetues, të nxjerrë nga aleatët islamikë, për të cilin thonë se minon disa të drejta themelore.

Morsi do të adresojë krizën gjatë një fjalimi që do të mbajë sot.
XS
SM
MD
LG