Ndërlidhjet

logo-print

Sot vendimi për Mevlid Jashareviqin


Pamje nga gjykimi i Mevlid Jashareviqit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij.

Pamje nga gjykimi i Mevlid Jashareviqit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij.

Drejtësia në Bosnjë do të shqiptojë sot dënimin për Mevlid Jashareviqin, i cili në tetor të vitit të kaluar ka shtënë në drejtim të Ambasadës Amerikane në Sarajevë.

Jashareviq, së bashku me Emrah Fojnicën dhe Munib Ahmetspahiqin, akuzohen për veprën penale terrorizëm.

Mbrojtja, gjatë gjykimit, ka bërë përpjekje të dëshmojë se Jashareviq nuk ka kryer vepër terroriste.

Jashareviq, në tetor të vitit të kaluar, ka hapur zjarr në ambasadën e SHBA-së me një pushkë automatike, duke plagosur një oficer të policisë, para se policia ta qëllonte atë në këmbë dhe ta arrestonte.

Fojnica dhe Ahmetspahiq akuzohen se e kanë ndihmuar atë ta kryente sulmin.
XS
SM
MD
LG