Ndërlidhjet

logo-print

Senati amerikan voton sot për tregtinë me Rusinë


Uashington

Uashington

Senati i Shteteve të Bashkuara voton sot për legjislacionin që do t’iu jepte fund kufizimeve në tregtinë me Rusinë dhe Moldavinë, të cilat datojnë nga koha e Luftës së Ftohtë.

Legjislatura po ashtu parasheh sanksione për shkelësit e dyshuar të të drejtave të njeriut në Rusi.

Muajin e kaluar, Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar legjislaturën, e cila garanton “marrëdhënie të përhershme tregtare” me dy vendet.

Por, ajo po ashtu kërkon nga Shtetet e Bashkuara që të ngrijnë asetet e zyrtarëve rusë që janë të përfshirë në vdekjen e avokatit anti-korrupsion, Sergei Magnitsky, dhe në shkelje të tjera të rënda të të drejtave humane.

Magnistky ka vdekur nga torturat në burg më 2009, pasi ka ekspozuar një skemë të mashtrimit masiv.

Rusia ka kërcënuar me hakmarrje nëse legjislatura merr miratimin përfundimtar.
XS
SM
MD
LG