Ndërlidhjet

Gjermania do të dërgojë “Patriot” në Turqi


"Patriot"
"Patriot"
Qeveria gjermane ka miratuar vendosjen e raketave “Patriot” në Turqi, të cilat kanë për qëllim mbrojtjen nga kërcënimet e Sirisë.

Vendimi pason marrëveshjen e NATO-s për të vendosur sistemin mbrojtës me kërkesë të Ankarasë.

Gjermania planifikon të dërgojë dy raketa, me një ekuipazh prej 400 ushtarësh.

Ministri i Jashtëm gjerman, Gudio Westerwelle, ka shfaqur bindjen se dislokimi do të marrë mbështetje të gjerë në parlament.

Turqia, anëtare e NATO-s, ka kërkuar mbrojtje nga raketat dhe aeroplanët e Sirisë, ku kryengritja kundër regjimit të presidenti Bashar al-Assad sa vjen e intensifikohet.

Shtetet e Bashkuara dhe Holanda po ashtu pritet të furnizojnë Turqinë me raketa "Patriot".
XS
SM
MD
LG