Ndërlidhjet

Brahimi takon Clintonin dhe Lavrorvin


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për krizën në Siri, Lakhdar Brahimi.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për krizën në Siri, Lakhdar Brahimi.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të takohen sot me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara për krizën në Siri, Lakhdar Brahimi.

Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar se takimi do të zhvillohet në margjinat e një konference ndërkombëtare të sigurisë në Dublin.

Detaje të tjera për takimin e papritur nuk janë bërë të ditura.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara nuk pajtohen për mënyrën se si duhet t’i jepet fund konfliktit 21 muajsh në Siri.

Uashingtoni ka kritikuar ashpër Moskën për mbrojtjen e aleatit arab.

Rusia, në anën tjetër, ka akuzuar SHBA-në për ndërhyrje në punët e vendeve të tjera, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Takimi i sotëm vjen në kohën kur janë intensifikuar luftimet ndërmjet forcave qeveritare të Sirisë dhe rebelëve që duan ndryshimin e regjimit.
XS
SM
MD
LG