Ndërlidhjet

logo-print

Gjeorgjia me 190 të burgosur politikë


Parlamenti i Gjeorgjisë

Parlamenti i Gjeorgjisë

Parlamenti i Gjeorgjisë ka përcaktuar 190 të burgosur si të burgosur politikë.

Parlamenti, i dominuar nga koalicioni i kryeministrit Bidzina Ivanishvili, ka përcaktuar edhe 25 shtetas gjeorgjianë që jetojnë jashtë, si refugjatë politikë.

Disa nga të përfshirët në listën e të burgosurve politikë janë zyrtarë të qeverisë së kaluar, të dënuar për krime qysh në janar të vitit 2004, nën presidencën e Mikheil Saakashvilit.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Gjeorgjisë për të Drejtat e Njeriut, Eka Beselia, ka thënë se ligji për amnisti është hartuar dhe se të gjithë individët e përcaktuar si të burgosur politikë, do të lirohen.

Prejse koalicioni i Ivanishvilit ka fituar zgjedhjet parlamentare të tetorit, kanë nisur dhjetëra hetime kundër zyrtarëve gjeorgjianë, të cilët përfaqësojnë Lëvizjen e Bashkuar Kombëtare të Saakashvilit.
XS
SM
MD
LG