Ndërlidhjet

logo-print

Serbët e veriut mund të pranojnë rezultatet e dialogut


Kryeminisrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq

Kryeminisrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, ka shfaqur shpresën se pas takimit të sotëm në Beograd, ndërmjet përfaqësuesve të serbëve të veriut dhe autoriteteve të larta serbe, do të arrihet vendim për ndalimin e protestave në vendkalimet kufitare.

Ai po ashtu është shprehur optimist se serbët e Kosovës do të pranojnë rezultatet e dialogut Prishtinë-Beograd.

Gjatë takimit të së martës, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivcia Daçiq, janë pajtuar që Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM) të zbatohet në katër vendkalime të përbahkëta kufitare deri në fund të këtij viti.

Serbët ka disa ditë që protestojnë në Jarinë kundër zbatimit në terren të kësaj marrëveshjeje.

Kryetarët ilegjitimë të Mitrovicës, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit është thënë se do të takojnë sot në Beograd presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, dhe kryeministrin Ivica Daçiq.

Serbët e veriut, ditë më parë, kanë kërkuar garanci nga autoritetet në Beograd se zbatimi i IBM-it nuk do të kërkojë nga ta që të ndryshojnë letërnjoftimet, targat e makinave, si dhe të paguajnë doganë.
XS
SM
MD
LG