Ndërlidhjet

Mbreti Abduallah arrin në Ramallah


Mbreti Abdullah
Mbreti Abdullah
Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite ka arritur në Ramallah, përkatësisht në selinë e Autoritetit Palestinez që kontrollon Bregun Perëndimor.

Vizita ka për qëllim të theksojë mbështetjen për palestinezët, pas marrjes së statusit të shtetit joanëtar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Mbreti po takon presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.

Të premten, lideri i Hamasit, Khaled Mashaal, pritet të vizitojë Rripin e Gazës për herë të parë.

Zëdhënësi i Hamasit, Sami Abu Zuhri, ka thënë se Mashaal do të marrë pjesë në festimet që shnojnë 25-vjetorin e Lëvizjes Islamike të Hamasit.

Muajin e kaluar, Izraeli ka kryer një ofensivë tetëditëshe kundër militantëve palestinezë në Gaza, për t’i ndaluar ata nga hedhja e raketave në drejtim të territorit izraelit.
XS
SM
MD
LG