Ndërlidhjet

Ban takon zyrtarët në Irak


Ban gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Irakut, Hoshiyar Zebari.

Ban gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Irakut, Hoshiyar Zebari.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ndodhet në Bagdad, për të zhvilluar bisedime me zyrtarët atje.

Televizioni shtetëror i Irakut ka thënë se Ban ka takuar ministrin e Jashtëm, Hoshyar Zebari, por nuk ka dhënë informacione të tjera.

Ban ka shkuar në Bagdad pas qëndrimit të tij në Kuvajt.

Në mes dy vendeve mbesin ende çështje të pazgjidhura që kanë të bëjnë me pushtimin e Kuvajtit nga ana e Irakut në vitin 1990.

Të mërkurën në Kuvajt, Ban ka thënë se “është koha e një epoke të re të bashkëpunimit midis dy fqinjëve”.

Një tjetër çështje në agjendën e Banit janë raportet midis qeverisë federale të Irakut dhe rajonit autonom të Kurdistanit.

Autoritetet kurde në rajonin e pasur me naftë kërkojnë më shumë fuqi politike dhe ekonomike – çfarë refuzohet fuqishëm nga Bagdadi.
XS
SM
MD
LG