Ndërlidhjet

Damasku: Raportet për armë kimike - “konspiracion”


Siri
Siri
Zëvendësministri i Jashtëm i Sirisë, Faisal al-Mokdad, ka thënë se raportet e Perëndimit se Qeveria siriane po përgatitet të përdorë armë kimike kundër rebelëve, janë “konspiracion” për të justifikuar ndërhyrjen e huaj ushtarake.

Al-Mokdad ka paralajmëruar se “çdo ndërhyrje e tillë do të ishte katastrofë”.

Në ditët e fundit, Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë evropiane kanë shfaqur shqetësimet se Qeveria në Damask mund të përdorë armatimin kimik kundër rebelëve që luftojnë regjimin e presidentit Bashar al-Assad për rreth 21 muaj.

Por, zyrtarët sirianë kanë thënë se nuk do t’i përdornin kurrë armët e tilla “edhe po t’i kishin” kundër popullit të tyre.

Al-Mokdad i ka bërë komentet në një intevristë për televizionin libanez Al-Manar.
XS
SM
MD
LG