Ndërlidhjet

Edhe një shpërthim tjetër në veri të Mitrovicës


Mitrovicë
Mitrovicë
Edhe një tjetër shpërthim ka ndodhur gjatë ditës së sotme në veri të Mitrovicës. Të lënduar nuk ka, por janë shënuar disa dëme të vogla materiale në një veturë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

"Shpërthimi i dytë gjatë ditës së sotme është regjistruar rreth orës 14:40min, në rrugën 'Xhon Kenedi' prapa një ndërtese banesore, e cila është në riparim e sipër, përkatësisht përballë shkollës fillore 'Branko Radiçeviq' në veri të Mitrovicës, ndërsa dëme të vogla materiale janë regjistruar në një automjet tip “Golf” të parkuar afër vendit të shpërthimit", thuhet në komunikatën e policisë.

Mjeti shpërthyes mund të ketë qenë një granatë dore, e ngjashme me atë të rastit të parë të shpërthimit.

Shpërthimi i parë ka ndodhur rreth orës 10:30, në rrugën “Mbreti Petër”, në veri të Mitrovicës.

Autoritetet e rendit nuk kanë përjashtuar mundësinë e ndërlidhjes së këtyre dy shpërthimeve, ndërkaq dyshohet se rasti mund të ketë qenë nxitur nga, siç thuhet, motivet kriminale, "rreth çështjes së përfitimit të tenderëve të personave si kontraktues për riparimin e ndërtesave në veri të Mitrovicës".
XS
SM
MD
LG