Ndërlidhjet

Karzai kritikon ashpër SHBA-të dhe NATO-n


Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai
Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, e ka kritikuar ashpër NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara për rritjen e pasigurisë në vendin e tij.

Në një intervistë ekskluzive për rrjetin televiziv NBC, zoti Karzai theksoi se së bashku me sulmet e talibanëve, një “pjesë e pasigurisë vjen te ne nga strukturat e krijuara të NATO-s dhe Amerikës në Afganistan”.

Ai mëtutje ka shtuar se sjellja e firmave private të sigurisë dhe kontraktorëve perëndimorë me afganët, ka shkaktuar zemërim dhe pasiguri.

I pyetur nëse një pjesë e pasigurisë ishte krijuar me qëllim nga NATO-ja dhe Uashingtoni, zoti Karzai u përgjigjë se “ekziston një perceptim i fuqishëm se një pjesë e pasigurisë ishte e qëllimshme”.

Karzai, poashtu, e ka akuzuar Uashingtonin për shkelje të marrëveshjes për partneritet strategjik, e nënshkruar vitin e kaluar ndërmjet dy shteteve, duke mos e respektuar sovranitetin e Afganistanit.
XS
SM
MD
LG