Ndërlidhjet

Stefanoviq: Të harmonizohen aksionet e ardhshme në veri të Kosovës


Nebojsha Stefanoviq (në mes) - kryetar i Kuvendit të Serbisë
Nebojsha Stefanoviq (në mes) - kryetar i Kuvendit të Serbisë
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha sot, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Presidencën e Serbisë, se ata janë të kënaqur me bisedimet me kreun shtetëror dhe se do të jenë të përfshirë në bisedime me Prishtinën.

Zoti Stefanoviq ka theksuar se është arritur marrëveshje që të gjitha aksionet e ardhshme në pjesën veriore të Kosovës të harmonizohen dhe që përfaqësuesit e serbëve të Kosovës të konsultohen lidhur me veprimet e ardhshme të Serbisë.

Sipas tij, disa pjesë të bisedimeve të sotme paraqesin fshehtësi shtetërore dhe ka theksuar se më 17 të këtij muaji, shefave të grupeve parlamentare do tu paraqitet propozim-platforma për zgjidhjen e problemeve në Kosovë.

Në bisedimet me serbët e Kosovës në Presidencën e Serbisë ishin të pranishëm përfaqëeusesit e katër komunave në pjesën veriore të Kosovës, kryeministri Ivica Daçiq, nënkryetarët e qeverisë, Rasim Lajiq, Jovan Kërkobabiq dhe Suzana Grubjeshiq, pastaj drejtori i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Aleksandar Vulin, dhe shefi i ekipit të Serbisë për bisedimet teknike me Prishtinën, Jovan Paviçeviq.

Serbët në pjesën veriore të Kosovës tash e tri ditë protestojnë në vendkalimin kufitar Jarinjë, sepse konsiderojnë se me zbatimin e marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), aty do të vendoset kufiri me Serbinë.
XS
SM
MD
LG