Ndërlidhjet

SHBA: Kompania planifikon fluturime në Hënë


Astronautët amerikanë Eugene Cernan dhe Harrison Schmitt në sipërfaqe të Hënës, në misionin Apollo 17, në dhjetor të vitit 1972
Astronautët amerikanë Eugene Cernan dhe Harrison Schmitt në sipërfaqe të Hënës, në misionin Apollo 17, në dhjetor të vitit 1972
Kompania amerikane, Golden Spike, i ka shpallur planet për të ofruar fluturime të njerëzve në sipërfaqe të Hënës, në vitin 2020.

Kjo kompani ka vlerësuar se secili mision me dy njerëz për në Hënë, do të kushtonte afro 1.4 miliard dollarë.

Shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Alan Stern, tha se ka shumë vende që do të mund të ishin të interesuara për udhëtim të njerëzve në Hënë.

Këto plane, kompania i ka shpallur në vigjile të 40 vjetorit të lansimit të anijes kozmike Apollo 17, që ishte misioni i fundit me njerëz në Hënë.
XS
SM
MD
LG