Ndërlidhjet

Prishtinë: Ish pjesëtarët e UÇK-së protestuan para EULEX-it


Pamje e Prishtinës

Pamje e Prishtinës

Afro 200 ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë protestuar para ndërtesës së misionit EULEX, në qendër të Prishtinës, kundër mbajtjes në paraburgim të ish komandantit të UÇK-së, Fatmir Limaj, dhe tre të akuzuarve të tjerë në rastin Kleçka.

Protestuesit kërkuan lirimin e të akuzuarve duke thënë se mbajtja në paraburgim e tyre është “absurde dhe e pabazë”.

Protestuesit thanë se nuk do të qëndrojnë duarkryq ndaj burgosjes së ish luftëtarëve të UÇK-së, ndërsa u kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës që ta rishqyrtojnë qëndrimin ndaj misionit EULEX të Bashkimit Evropian.

Protesta zgjati më tepër se gjysmë ore dhe përfundoi e qetë.