Ndërlidhjet

Clinton apelon për zgjidhje në Siri


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, u ka bërë thirrje të gjithë lojtarëve ndërkombëtarë, me ndikim në Siri, që të gjejnë zgjidhje për konfliktin 21-muajsh.

Clinton ka thënë se nuk ka pasur ndonjë “zbulim të madh” gjatë bisedimeve të saj në Dublin me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe të dërguarin e Kombeve të Bashkuara për krizën në Siri, Lakhdar Brahimi.

Clinton ka thënë se presidenti sirian, Bashar al-Assad, duhet të largohet nga pushteti, për të siguruar një të ardhme demokratike për Sirinë.

Ajo i ka bërë këto komente në kryeqytetin e Irlandës Veriore, Belfast.

Protestat e para antiqeveritare në Siri kanë shpërthyer në mars të vitit të kaluar. Assadi u është përgjigjur me dhunë kryengritësve që kundërshtojnë regjimin e tij.

Aktivistët thonë se mbi 40,000 njerëz, shumica nga ta civilë, kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG