Ndërlidhjet

Çekia legalizon marihuanën për qëllime mjekësore


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Dhoma e Ulët e Parlamentit çek ka miratuar ligjin, i cili legalizon përdorimin e marihuanës për qëllime mjekësore.

Masa duhet të miratohet edhe nga Dhoma e Lartë e Parlamentit.

Deputetët kanë thënë se marihuana fillimisht do të importohet, ndërsa, më vonë, kompanitë e regjistruara lokale, me leje të veçantë, do të merren me kultivimin e saj.

Pacientëve do t’iu duhet receta e mjekut për të blerë marihuanën në barnatore. Po ashtu është thënë se pacientëve nuk do t’iu lejohet kultivimi i saj në shtëpi.

Përdorimi i marihuanës për qëllime mjekësore është legal në një numër të madh të vendeve evropiane si dhe në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara.

Marihuana përdoret për lehtësimin e dhimbjeve nga sëmundjet kronike dhe nga kanceri.
XS
SM
MD
LG