Ndërlidhjet

SHBA - mbështetëse e fuqishme e Kosovës


Prishtinë, 7 dhjetor 2012.

Prishtinë, 7 dhjetor 2012.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson.

Sipas njoftimit të MPJ-së, Hoxhaj e ka informuar ambasadoren Jacobson për “progresin në Kosovë, për avancimin e vazhdueshëm të procesit të njohjeve, anëtarësimin në organizatat rajonale, evropiane e ndërkombëtare, si dhe për prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës”.

Jacobson, nga ana e saj, ka vlerësuar “progresin e arritur në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e fuqishme të administratës amerikane për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe për proceset integruese euroatlantike”.
XS
SM
MD
LG