Ndërlidhjet

Protestuesit arrijnë pallatin presidencial në Kajro


Kajro
Kajro
Protestuesit në Egjipt kanë thyer barrikadën me tela gjemborë rreth pallatit presidencial në Kajro.

Rreth 10,000 protestues janë tubuar të premten prapa barrikadës së rrethuar edhe me tanke.

Protestat e reja vijnë në përgjigje të vendimit të presidentit Muhammad Morsi, për të mbajtur referendumin e planifikuar më 15 dhjetor për kushtetutën e re.

Disa protestues janë ngjitur mbi tanket e ushtrisë, duke valëvitur flamujt, ndërsa të tjerë kanë kaluar telat gjemborë deri te muret e pallatit, duke brohoritur “Paqe, paqe”.

Trupat e Gardës Republikane kanë siguruar hyrjen kryesore në pallat.

Morsi ka thënë sot se drafti i kushtetutës mund të diskutohet, porse “referendumi do të mbahet”.

Kundërshtarët thonë se drafti minon disa të drejta themelore.

Përmbajtja e tij ka shkaktuar ditë të protestave dhe përleshjeve ndërmjet kundërshtarëve dhe mbështetësve të presidentit islamik.

Të paktën shtatë njerëz janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në përleshjet e së mërkurës.
XS
SM
MD
LG