Ndërlidhjet

Rusia përpilon “listën e zezë” për amerikanët


Kreu i Komitetit për Çështje të Jashtme në Dumën ruse, Aleksei Pushkov.
Kreu i Komitetit për Çështje të Jashtme në Dumën ruse, Aleksei Pushkov.
Kreu i Komitetit për Çështje të Jashtme në Dumën ruse, Aleksei Pushkov, ka thënë se vendi i tij ka tashmë “listën e zezë” të qytetarëve amerikanë, të cilët do të ndalohen të hyjnë në Rusi.

Ai e ka bërë njoftimin një ditë pasi Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar Ligjin Magnitsky, i cili u ndalon hyrjen në SHBA të gjithë shkelësve rusë të të drejtave të njeriut.

“Ministria e Jashtme ruse ka kompletuar listën e shtetasve amerikanë, të cilët, sipas mendimit tonë, janë fajtorë për shkelje të të drejtave të njeriut dhe nuk do të lejohen të hyjnë në Rusi”, ka thënë Pushkov.

Paralajmërimin për ndalimin e zyrtarëve amerikanë e ka bërë më herët ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
XS
SM
MD
LG