Ndërlidhjet

Aeroporti i Damaskut shpallet "zonë beteje"


Harta e pjeseve te kontrolluara nga qeveria dhe e atyre nga kryengritesit ne dhe perreth Damaskut
Harta e pjeseve te kontrolluara nga qeveria dhe e atyre nga kryengritesit ne dhe perreth Damaskut
Kryengritësit në Siri e kanë shpallur aeroportin ndërkombëtar në Damask si “zonë të betejës”.

Përreth aeroportit në javët e kaluara ka pasur vazhdimisht luftime në mes të kryengritësve dhe forcave besnike të presidentit Bashar Al Assad.

Kryengritësit nuk kanë sqaruar se çka do të bëjnë, po që së ndonjë aeroplan përpiqet të aterojë.

Kompanitë e huaja ajrore kanë anuluar të gjitha fluturimet për në Damask në javën e kaluar.

Ndërkohë, ambasadori i Rusisë në NATO, Alexander Grushko, hodhi poshtë shqetësimet e perëndimir se regjimi i Asadit po përgatitet që të përdorë armë kimike.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon tha se përdorimi i armëve të tilla do të ishte një “krim i tmerrshëm”.

Në Turqi, ndërkohë, kryengritësit janë takuar për të zgjedhur udhëheqësinë e bashkuar ushtarake 30 anëtarëshe.

Një pjesëmarrës i tha Reutersit se dy të tretat e posteve kanë shkuar për islamikët, derisa janë përjashtuar disa ushtarakë të lartë që kanë dezertuar nga regjimi i Assadit.
XS
SM
MD
LG