Ndërlidhjet

Gaza shënon 25 vjetorin e Hamasit


Ramallah, foto nga arkivi

Ramallah, foto nga arkivi

Dhjetëra mijëra palestinezë pritet të marrin pjesë në një tubim në qytetin e Gazës, për të shënuar 25 vjetorin e themelimit të Hamasit.

Udhëheqësi i grupit islamik Khaled Meshaal, pritet që t’i adresohet masës në vizitën e tij të parë në Rripin e Gazës.

Udhëtimi i tij vjen vetëm dy javë pasi Hamasi zhvilloi një konflikt tetëditësh me Izraelin, në të cilin u vranë 170 palestinezë dhe gjashtë izraelitë.

Konflikti përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti.

Udhëheqësit vendorë të Fatahut, pritet të marrin pjesë gjithashtu në tubimin e së shtunës, që shënon herën e parë kur fraksioni i presidentit palestinez Mahmud Abaz, merr pjesë në një ngjarje të tillë, që nga viti 2007, kur zhvilloi një luftë të shkurtër civile me Hamasin në Gaza, e cila u fituar nga grupi islamik.
XS
SM
MD
LG