Ndërlidhjet

Plagoset një punonjës i Zyrës Administrative në Veri


Zyra Administrarive per Veriun, Mitrovice...

Zyra Administrarive per Veriun, Mitrovice...

Nga persona të panjohur mbrëmë në veri të Mitrovicës është plagosur një punonjësi i Zyrës Administrative të Republikës së Kosovës për veri.

Lajmi e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti i cili bëri të ditur se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

“Personi është plagosur në këmbë nga sulmues të paidentifikuar. Sulmuesit besohet se kanë qemë më një veturë “Golf 2” pa tabela regjistrimi dhe nga automjeti në lëvizje kanë shtënë në drejtim të viktimës dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia në ketë fazë ka intervistuar tre persona të cilët kanë qenë dëshmitarë dhe është duke i vazhduar hetimet e rastit si vrasje në tentativë”, tha Hoti.

Hoti tha po ashtu se aktualisht viktima është duke u trajtuar në qendrën spitalore në veri dhe gjendja e tij është duke u përmirësuar, përderisa policia po i zgjeron hetimet.

Ndryshe, gjatë kësaj jave në veri të Mitrovicës kanë ndodhur dy shpërthime të cilat ka shkaktuar dëme materiale.
XS
SM
MD
LG