Ndërlidhjet

logo-print

Radio australiane e shokuar me vdekjen e infermieres


Tuituj te mediave mbi vdekjen e infermieres Jacintha Saldanh...

Tuituj te mediave mbi vdekjen e infermieres Jacintha Saldanh...

Dy prezantuesit australianë të radios, që kryen një thirrje telefonike ‘mashtruese’ në spitalin ku trajtohej gruaja shtatzënë e princit William, dukesha Catherine, janë larguar nga transmetimi, pas lajmit se infermierja që kishte pranuar telefonatën, e ka vrarë veten.

Jacintha Saldanha që është përgjigjur në telefon kur prezantuesit nga FM Day2 nga Sydney kanë telefonuae duke pretenduar se janë mbretëresha Elizabeta II dhe babai i Williamsit, princi Charles, para se t’ia kalojnë telefonin një kolegu, që zbuloi detajet e gjendjes shëndetësore të dukeshës Kate.

Saldanha u gjet e vdekur të premten, derisa policia tha se vdekja e saj nuk po trajtohej si
e dyshimtë.

Radio tha të shtunën se prezantuesit, Mel Greig dhe Michael Christian, janë “të tronditur thellë” dhe do të largohen përkohësisht nga transmetimi për të treguar respekt.
XS
SM
MD
LG