Ndërlidhjet

logo-print

Obama kërkon fonde për shtetet e prekura nga Sandy


Pas super stuhise Sandy, foto nga arkivi

Pas super stuhise Sandy, foto nga arkivi

Presidenti amerikan Barack Obama i ka kërkuar Kongresit që ta miratojë një pako prej 60.4 miliardë dollarë për të ndihmuar shtetet e Bregut Lindor të cilat u goditën nga superstuhia Sandy.

Zyrtarët nga shtetet e goditura si New York, New Jersey dhe Connecticut kanë thënë
se kanë nevojë për të paktën 82 miliardë dollarë për të kryer riparime emergjente dhe për ta përmirësuar infrastrukturën.

Ligjvënësit e New Yorkut dhe New Jerseyt thanë se presin që Obama të kërkojë ndihmë më të madhe, pasi që të qartësohet shkalla e dëmeve nga Sandy.

Të dy shtetet u goditën më së rëndi nga stuhia, e cila u zbarkua në New Jersey më 29 tetor.
XS
SM
MD
LG