Ndërlidhjet

Tre kandidatë për Zyrën Ndërlidhëse në Beograd


Beogradi...

Beogradi...

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi siç thuhet nga kabineti I tij qeveritar, brenda pak ditësh do të vendosë për të emëruar përfaqësuesin e Kosovës në Beograd.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, tha sot në një konferencë për media se ai është duke punuar për përfundimin e një liste me tre emra, dhe më pas do të vendoset për njërin nga ta.
Ministri Hoxha ka shpjeguar se i emëruari i Republikës së Kosovës në Beograd do të punojë në një zyrë të veçantë për Kosovën, apo në kuadër të hapësirës së ndonjë organizate ndërkombëtare, në këtë rast BE-së.

“Kjo do të jetë një zyrë e ndërlidhjes së Republikës së Kosovës që do ta përfaqësojë dhe prezantojë Republikën e Kosovës në kryeqytetin serb në Beograd. Po ashtu edhe Serbia do ta ketë zyrën e njëjtë në Kosovë. Të dy palët janë pajtuar që delegacionet e BE-së të ofrojnë hapësirën në dispozicion. Do të thotë ne do të kemi aty jo vetëm një zyre por më shumë se një zyre. Do të ketë një hapësirë të nevojshme në dispozicion”, tha ministri Hoxhaj.

Në takimin e fundit mes kryeministrit kosovar Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daçiq në Bruksel është arritur pajtimi për hapjen e zyrave ndërlidhëse.
XS
SM
MD
LG