Ndërlidhjet

Meshaal: S'bëjmë koncesion as për një pëllëmbë të Palestinës


Khalid Meshaal prays, puth tokën pas arritjes në Gaza, 7 dhjetor, 2012
Khalid Meshaal prays, puth tokën pas arritjes në Gaza, 7 dhjetor, 2012
Udhëheqësi i Hamasit, Khaled Meshaal, tha se partia e tij kundërshton çdo “koncesion ndaj çdo pëllëmbe të Palestinës”.

Duke mbajtur një fjalim para masës në Gaza, në shënimin e 25 vjetorit të themelimit të Hamasit, ai tha se “ne nuk mund të njohim legjitimitetin e pushtimit të Palestinës ose ta njohim Izraelin.”

Meshaal, i cili arriti të premten, gjendet në vizitën e tij të parë ndonjëherë në Gaza, e cila kontrollohet nga Hamasi.

Udhëtimi i tij vjen dy javë pasi Hamasi zhvilloi një konflikt tetë-ditor me Izraelin ku u vranë 170 palestinezë dhe gjashtë izraelitë.

Konflikti përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga egjiptianët.

Të premten Meshaal premtoi se do të “ecë rrugës së pajtimit” me Fatahun.

Udhëheqësit lokalë të Fatahut po marrin pjesë në tubimin e sotëm - hera e parë që nga viti 2007, kur Fatah e humbi luftën e shkurtër civile me Hamasin në Gaza.
XS
SM
MD
LG