Ndërlidhjet

Baku, nikoqir i Lojërave Evropiane


Baku gjate Eurovizionit...

Baku gjate Eurovizionit...

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, do të organizojë Lojërat inauguruese Evropiane në vitin 2015.

Vendimi u shpall të shtunën në Romë, pasi që mocioni për të zhvilluar Lojërat kontinentale u miratua nga asambleja e përgjithshme e Komitetetit Olimpik Evropian, të përbërë nga 49 anëtarë.

Presidenti i këtij Komiteti Pat Hickey doli me këtë ide, tri vjet më parë.

Komiteti Evropian tha në faqen e vet zyrtare se ngjarja e re nuk ka për qëllim që t’i bëjë konkurrencë Lojrave Olimpike.

Ky Komitet tha se lojërt, data e saktë e të cilave duhet të caktohet, do të kenë rreth 15 disiplina.

Baku ishte kandidat për të organizuar Lojërat Olimpike 2020, por nuk arriti të hyjë në listën e ngushtë, kur ajo u votua në në fillim të këtij viti.
XS
SM
MD
LG